Veseli vendos gurthemelin e stadiumit “Përparim Thaçi” në Prizren

Kosova

Veseli vendos gurthemelin e stadiumit “Përparim Thaçi” në Prizren

Më: 26 maj 2017 Në ora: 16:54
Kadri Veseli

Në Prizren është vënë sot gurthemeli i stadiumit të futbollit “Përparim Thaçi”. E në këtë ceremoni ka marrë pjesë edhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.

Veseli tha se Kosova krenohet me sportistët e saj të cilët kanë arritur suksese të mëdha anekënd botës.

“Fillimi i Ri do të jetë platformë e cila do të qëndrojë pranë rinisë sonë të mrekullueshme dhe pranë sportistëve tanë, të cilët meritojnë infrastrukturën evropiane sportive”, tha Veseli.

Përfaqësuesit e klubit futbollistik “Liria” e falënderuan kryetarin Veseli për vizitën e bërë dhe kujdesin që ka treguar në vazhdimësi për sportistët.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat