Kjo është femra më e votuar nga koalicioni PAN në Vushtrri

Kosova

Kjo është femra më e votuar nga koalicioni PAN në Vushtrri

Më: 13 qershor 2017 Në ora: 15:52
Koalicioni PAN

Në komunën e Vushtrrisë koalicioni PAN ka arritur të fitoj 9593 vota.

E ndër kandidatët më të votuar për deputetë është edhe Xhevahire Izmaku. Izmaku e cila vendlindje e ka Vushtrrinë ka marrë 3450 vota. Për nga numri i votave në këtë komunë ajo renditet e treta.

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli ka marrë 6628 vota, e menjëherë pas tij vjen Kurtan Kajtazi i cili është kryetar i degës së PDK-së në Vushtrri me 4983 vota. Në legjislaturën e kaluar Xhevahire Izmaku ishte deputete e Kuvendit të Kosovës.

Image
Xhevahire Izmaku
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat