Komuna e Drenasit formon Komisionin për fushatën e korrje-shirjes

Kosova

Komuna e Drenasit formon Komisionin për fushatën e korrje-shirjes

Më: 30 qershor 2017 Në ora: 17:35
Ramiz Lladrovci

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka marrë vendimin për formimin e Komisionit Komunal për korrje-shirje për vitin 2017.

Ne bazë të vendimit të kryetarit Lladrovci, Komisioni ka për detyrë që të bëjë përcjelljen dhe realizimin e korrje-shirjes në territorin e Komunës së Drenasit gjatë terë fushatës deri në përfundimin e saj.

Komisioni ka për detyrë të informojë Kryetarin e Komunës rreth ecurisë se korrje-shirjes dhe Ministrinë e Bujqësisë, ndërsa ne Komision janë; drejtoresha e Bujqësisë dhe Zhvillimit Ekonomik, Anita Avdullahu-Dvorani, Halit Bytyqi nga Drejtoria e Bujqësisë, Ahmet Ahmeti po ashtu nga kjo drejtori, Sejdi Kozhani nga Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Haki Bekolli nga Drejtoria e Inspekcionit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat