Personi që u alivanos në Gjilan dhe nuk u ndihmua nga askush, ka vdekur!

Kosova

Personi që u alivanos në Gjilan dhe nuk u ndihmua nga askush, ka vdekur!

Më: 1 korrik 2017 Në ora: 23:30
Foto nga ngjarja

(E plotësuar) Një person është gjetur i vdekur në orët e paradites të së shtunës në rrugën Gjilan-Ferizaj.

I ndjeri rreth 63 vjeçar sipas policisë kishte probleme shëndetësore me zemër dhe vdekja e tij ka qenë e natyrshme.

Rastin e ka konfirmuar Policia Rajonale e Gjilanit për lajmi.net.

Ismet Hashani zëdhënës i policisë për rajonin e Gjilanit ka thënë për lajmi.net se nga mjeku kujdestar është konstatuar se vdekja e tij ka qenë e natyrshme pasi vuante nga sëmundja e zemrës.

“Sot është gjetur një trup i pajetë i një personi në rrugën Gjilan-Ferizaj, i lindur më 1954. Prokurori i Shtetit ka dal në vendin e ngjarjes bashkë më njësitet hetuese, ku nga mjeku kujdestar është vërtetuar se vdekja ka qenë e natyrshme, pasi ka dokumente të natyrshme për historinë e kësaj  sëmundje”.

“Prokurori i shtetit ka urdhërua që trupi me ju dërgua familjarëve për ceremoninë mortore”, ka thënë Hashani.

I moshuari alivanoset në rrugë nga i nxehti, askush s’e ndihmon

Dita e sotme ka qenë prej ditëve më të nxehta të këtij viti gjë që detyroi Komunën e Prishtinës të lëshonte një njoftim për qytetarë nga të cilët kërkohej që të shmangin lëvizjet e panevojshme në qytet nga ora 10:00 deri në 17:00, sidomos për personat e moshuar, shtatzënat dhe të sëmurit me sëmundje kronike e sidomos me ato kardiovaskulare.

E si pasojë e kësaj vape raportohet të kenë kërkuar ndihmë mjekësore një numër i konsiderueshëm i qytetarëve në mbarë vendin.

Por, një video që po qarkullon në internet ka ngjallur zemërim të madh tek komentuesit e rrjeteve sociale.

Kjo pasi, siç shihet në video, një person i moshuar, derisa po ecte në trotuar të një rruge diku në Gjilan (siç raportohet), është rrëzuar për toke dhe, edhe përkundër lëvizjes së shumtë të veturave, por edhe të disa qytetarëve, askush nuk e mori mundin që t’i dilte në ndihmë.

Në fillim shihet një i ri që i afrohet atij dhe tenton të ndalojë ndonjë makinë që t’i ofrojë ndihmë të moshuarit, mirëpo askush nuk lodhet që të merret me të. Më pas, ikën edhe i riu dhe i alivanosuri vazhdon të qëndrojë i shtrirë në tokë për rreth 4 minuta.

Shikojeni videon më poshtë:

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat