Mulla Osmani e krahason BIK'un me Komitetin Qendror të Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë

Kosova

Mulla Osmani e krahason BIK'un me Komitetin Qendror të Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë

Më: 1 korrik 2017 Në ora: 23:37
Oman Musliu

Imami i xhamisë së Drenasit, Oman Musliu, e ka kritikuar edhe një herë Bashkësinë Islame të Kosovës dhe kryetarin e saj Naim Tërnava.

Thotë se Naim Tërnava do të qëndroj gjatë në krye të BIK’ut pasi sipas tij është ai ka krijuar një sistem të tillë, të cilin Mulla Osmani e krahason me Komitetin Qendror të Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë.

“Me shku me kamera ju aty doket shumë demokratike por në realitet sistemi si sistem është Centralni komitet Saveza komunista Jugoslavije”, tha Osmani për televizionin Dukagjini.

Tha se për të, Tërnava nuk ekziston derisa e ka krahasuar BIK’un me ‘xhenazen’ e pa varrosur.

“Për mu nuk ekziston. Është veç një njeri që e shoh në televizion. Për mu nuk ekziston ai njeri”, tha Mulla Osmani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat