Hoxhaj takon Kryetarin e Ulqinit, përgëzon për komunën shqiptare të Tuzit

Kosova

Hoxhaj takon Kryetarin e Ulqinit, përgëzon për komunën shqiptare të Tuzit

Më: 2 korrik 2017 Në ora: 16:28
Enver Hoxhaj dhe Genc Nimanbegu

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka takuar Kryetarin e Komunës së Ulqinit, Nazif Cungu, dhe deputetin e vetëm shqiptar në Parlamentin malazez, Genc Nimanbegu.

Hoxhaj ka përgëzuar kryetarin Cungu dhe deputetin  Nimanbegu për kontributin në themelimin e Komunës së Tuzit, në të cilën jetojnë shumë banorë shqiptarë.

“Formimi i Komunës shqiptare të Tuzit është një lajm i mirë për të gjithë shqiptarët në rajon, duke ditur se tashmë bashkëkombësit tanë që jetojnë në Tuz do të mund t’i zgjedhin institucionet lokale dhe përfaqësuesit e tyre që do të punojnë me qëllimin e vetëm të përmirësimit të jetës së qytetarëve”, ka thënë Hoxhaj.

Në këtë takim, Hoxhaj dhe Cungu kanë biseduar edhe për projekte konkrete që kanë të bëjnë me bashkëpunimin ndërmjet Komunës së Ulqinit dhe komunave në Kosovë, ku Hoxhaj ka shprehur edhe mbështetjen e Ministrisë së Jashtme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat