Në Klinë qytetarët paguajnë 5 euro më shumë për dërgimin e fëmijëve në çerdhe

Kosova

Në Klinë qytetarët paguajnë 5 euro më shumë për dërgimin e fëmijëve në çerdhe

Më: 2 korrik 2017 Në ora: 18:42
Klinë

Zyra Kombëtare e Auditorit ka gjetur se në të gjitha rastet, qytetarët e Klinës ishin ngarkuar me tarifë mujore nga 25€, për dërgimin e fëmijëve në çerdhe.

Kjo vlerë  sipas auditimit, është në kundërshtim me rregulloren për tarifa, e cila përcakton se pagesa duhet të jetë 20€ për muaj.

Sipas auditorit, për vitin 2016, qytetarët kishin paguar në total 13,825€, apo 2,765€ më tepër sesa parashihet me rregulloren e komunës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat