Bletaria në Kosovë, sektor që mund të ndikojë në zhvillimin ekonomik të vendit

Kosova

Bletaria në Kosovë, sektor që mund të ndikojë në zhvillimin ekonomik të vendit

Më: 3 korrik 2017 Në ora: 17:35
Ilustrim

Oda e Afarizmit të Kosovës sot takoi disa nga shoqatat dhe prodhuesit e mjaltës, me qëllim që të organizohet sektori i bletarisë duke rritur efektshmerinë në ekonominë e Kosovës.

Bletarët i përshendeti Skender Krasniqi, kryetar i OAK-ut, i cili i informoi ata  për të arriturat dhe qëllimin e themelimit të Odës së Afarizmit, e cila do të angazhohet në mbrojtjen e interesit të biznesit, sidomos biznesit prodhues vendor.

Gjatë këtij takimi si probleme kryesore u theksuan mos përkrahja e këtij sektori nga institucionet qeveritare, probleme me paisje, makineri dhe servisimin e tyre,  i cili duhet të bëhet jashtë vendit në mungesë të kuadrit profesional, gjithashtu problem tjetër identifikohet edhe mungesa e kodit doganor.

Sekretari i Bordit Diamant Elshani, njëkohësisht edhe pronari i fabrikës për përpunimin e mjaltit O3 Shpk në Deçan, fabrikë kjo e cila është e vetmja në Kosovë e këtij lloji dhe është e pajisur me laboratorin për testimin e majltit ku do të sigurohet që mjalti i grumbulluar nga bletarët t’i nënshtrohet procesit të testimit laboratorik paraprak për të siguruar mjaltë 100 përqind të pastër, theksoi që objektivi i përgjithshëm i kësaj kompanie është rritja e prodhimtarisë së mjaltit cilësor, rritja e aftesisë konkurruese dhe krijimi i vendeve të reja të punës, me qëllim të krijtimit të kushteve më të mira në zonat rurale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat