Prekazi, vendi i parë që Lushtaku viziton pas daljes nga burgu

Kosova

Prekazi, vendi i parë që Lushtaku viziton pas daljes nga burgu

Më: 3 korrik 2017 Në ora: 19:45
Kompleksi memorial i Jasharajve në Prekaz

Sami Lushtaku ka vendosur që pas lirimit të tij dhe daljes nga burgu vizitën e parë ta bëjë në kompleksin memorial të Jasharajve në Prekaz.

Lushtaku që u shpall i pafajshëm nga shkalla e tretë e Gjykatës Supreme, në deklaratën e parë të tij për media, pas daljes nga burgu i sigurisë së lartë në Gërdoc, ka thënë se “po dal nga një burg dhe po futem në një burg tjetër”.

“Emocionet i kam në kulm. Unë kam kërkuar drejtësi për vete dhe për kolegët e mi që fatkeqësisht janë brenda. Unë për vete po dal prej një burgu e po hy në një burg tjetër”, pohoi Lushtaku.

Për ta pritur lirimin e Lashtakut jashtë burgut ishin mbledhur familjarë e miq të tij.

Aty ishte edhe deputetja e Partisë Demokratike nga Skenderaj, Ganimete Musliu.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat