Dhurimi tradicional i gjakut nga Policia e Kosovës

Kosova

Dhurimi tradicional i gjakut nga Policia e Kosovës

Më: 4 korrik 2017 Në ora: 14:29
Policët e Kosovës në kampin Vrella në Sllatinë dhuruan gjak, organizim ky tradicional i Policisë.

Policët e Kosovës përveç angazhimeve që kanë organizojnë edhe aktivitete humanitare.

Ata sot në kampin Vrella në Sllatinë dhuruan gjak, organizim ky tradicional i Policisë.

Komandanti i Njësisë Speciale të Policisë  Amir Gërguri tha se dhurimi  i gjakut është diçka e shenjtë dhe sigurisht që pjesëtarët e policisë së Kosovës, japin diçka nga vetja për  ata që kanë nevojë.

Gërguri: Numri i policëve që dhurojnë gjak është i madh

 “Në Policinë e Kosovës çdo vit organizohet kampanja për dhurimin e gjakut, dhe këtu në bazën e Njësive Speciale në Sllatinë vazhdimisht japim gjak. Dhurimi i gjakut është diçka e shenjtë dhe sigurisht qe pjesëtarët e policisë së Kosovës, japin diçka nga vetja për  ata që kanë nevojë. Ju bëj thirrje të gjithë atyre që e kanë shëndetin e mirë të japin gjak, për ata që kanë aksidente, që kanë nevojë për gjak, të jemi aty, t’iu japim diçka nga vetja, me qëllim gjithmonë fisnik, me qëllim të mirë. Kampanja në policinë e Kosovës është në zhvillim e sipër, numri është enorm, shumica dërrmuese e pjesëtareve të Njësisë Speciale dhurojnë gjak në baza vjetore, numri është shumë i madh dhe ky numër është në rritje. Është meritë edhe e ekipeve të transfuzionit të gjakut, të cilët vazhdimisht vijnë dhe punojnë në sensibilizimin e pjesëtareve të polic isë së Kosovës dhe qëllimin pse duhet të dhurojmë gjak”, tha Gërguri.

Sipas tij qëllimi i kësaj iniciative  është që qytetarët ta dinë se Policia e Kosovës janë këtu të ndihmojnë në çdo mënyrë të mundshme, qoftë edhe të sakrifikojnë vet jetët e tyre në shërbim te popullit.

Drejtoresha e shërbimeve shëndetësore në Polici Lindita Kajtaz tha se kjo iniciativë ndikon në mënyrë indirekte që edhe qytetarët të dhurojnë gjak dhe të mendojnë për jetën e njëri tjetrit.

Kajtazi: Duke dhënë gjak edhe qytetarët forcohen moralisht

“Është një sensibilizim mjaft i mirë dhe mjaft u duhur për të gjithë qytetarët e Kosovës, duke i forcuar ata moralisht, dhe duke dhënë një mesazh që përveç qe ju mbrojmë natë e ditë, 24 orë, sot ne japim edhe gjak dhe e shpalosim anën tonë humanitare, që nëse ka nevojë e japim edhe jetën për juve. Kjo ndikon në mënyrë indirekte që edhe qytetarët të dhurojnë gjak dhe të mendojnë për jetën e njëri tjetrit. Vlen të theksohet se ky aktivitet, i organizuar nga drejtoria e shërbimeve shëndetësore në bashkëpunim me qendrën e Kosovës për transfuzionin e gjakut, është aktivitet humanitar i cili organizohet ç’do vit, dhe çdo vit fillojmë me drejtori të përgjithshme të policisë, me njësi speciale, ku çdo herë jemi të kënaqur sepse këta kanë një sensibilizim mjaft të duhur, mjaft te fortë dhe çdo herë jemi të kënaqur me numrin e dhuruesve dhe sot e treguan anën humanita re, me anë të dhurimit të gjakut. Ne jemi sot këtu për të dhuruar gjak, aq më tepër gjate sezonës së verës ku pritet edhe të jetë ne rritje numri i të lënduarve, andaj ja ku jemi edhe policia e Kosovës dhuron gjak”, tha Kajtazi.

Hysen Sadriu nga Qendra për Transfuzion të Gjakut tha se në të gjitha institucionet e botës, ku bëhet transfuzioni i gjakut, ka mungesa sezonale të sasisë së gjakut, si dhe mungesa të përkohshme. Ai thotë që kjo vjen si pasojë që qytetarët këto kohë shkojnë në pushime verore, dhe prandaj ka mungesë të sasisë së nevojshme të gjakut.

Sadriu: Dhurimi i gjakut është gjest human dhe fisnik

“Është kënaqësi e madhe të vish në kësi ambienti ku i sheh të gjithë duke dhuruar gjak sepse dhurimi i gjakut është një gjest human dhe fisnik. Prandaj ne me kënaqësinë më të madhe vijmë këtu për të marr pjesë në organizimin e kësaj iniciative. Në të gjitha institucionet e botës, ku bëhet transfuzioni i gjakut, ka mungesa sezonale të sasisë së gjakut, si dhe mungesa të përkohshme. Këto vijnë për arsye se njerëzit shumica shkojnë në pushime verore, ndërsa numri i pacientëve është i njëjti, me raste edhe më i lartë. Prandaj ne gjithmonë e kemi lënë organizmin e dhurimit të gjakut, me Policinë e Kosovës, FSK-në dhe institucionet e tjera, gjatë kohës pa shkuar në pushime”, tha Sadriu.

Dhurimi i gjakut do të vazhdojë edhe në ditët në vazhdim ku do të organizohen edhe nëpër njëi dhe stacionet e Policisë nëpër Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat