American School of Kosova ka organizuar ceremoninë e diplomimit të kandidatëve që kanë qenë në programin e USAID-it “Lidershipi transformues”. Në këtë program kanë vijuar studimet mbi 300 studentë, ndërsa sot janë certifikuar 239 prej tyre.
Drejtoresha e programit, Ylberina Morina-Mala, tha se programi për lidership transformues, trajnimet intensive janë programe gjashtë mujore që janë të mundësuara nga USAID në Kosovë dhe të implementuara nga RIT Kosova.
Ajo bëri të ditur se kanë marrë certifikata 239 studentë të gjeneratës së katërt nga gjithsej 300 sish sa e kanë vijuar këtë program.
Mala: Programi për lidership transformues janë trajnime gjashtë mujore
“Programi për lidership transformues, trajnimet intensive janë trajnime gjashtë mujore që i përgatit studentët të shkollave të mesme dhe studentë të universiteteve për përgatitje në gjuhë angleze dhe përgatitje për studime universitare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në gjeneratën e katërt kanë ndjek rreth 300 studentë në të gjithë Kosovën, në të gjitha qytetet e Kosovës, ndërsa sot do të certifikohen 239 studentë që do të marrin certifikatën e përfundimit në një apo më shumë kurse të programit për lidership transformues për universitetet amerikane”, tha Mala.
Sipas saj, bazuar në kurrikulat që i kanë në AUK studentët janë përgatitur që të shkruajnë ese dhe të përgatiten rreth universiteteve amerikane.
Mala: Është një program intensiv dhe gjithëpërfshirës
“Kurrikulat që ne kemi në AUK është një kurrikulë shumë e pasur që i ndihmon studentët që të shkruajnë ese që të përgatiten rreth universiteteve amerikane që të përgatiten si të hulumtojnë, andaj besojmë që programi gjashtë mujor me të vërtetë do t’i përgatisë ata se si të aplikojnë në këto universitete. Është një program intensiv dhe gjithëpërfshirës”, tha Mala.
Ndërsa, drejtoresha e RIT Kosova, Sharon Hart, tha se është e mrekullueshme që sheh të diplomojnë një numër i madh i studentëve.
Hart: Kjo tregon aftësinë tuaj të guximshme
“Të kem mundësinë të jem para jush sot, mendoj se është e mrekullueshme. Është e mrekullueshme kur gjithmonë kemi një numër të madh studentësh, të cilët absolutisht mund të vazhdojnë deri në fund. Kjo tregon aftësinë tuaj të guximshme për të dëshiruar që ta përfundoni, gjë që me të vërtetë mendoj se tregon se këto janë atribute të forta që do t'iu ndihmojnë gjatë vazhdimit të shkollimit tuaj të mëtutjeshëm”, tha Hart.
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të USAID Kosova, Mike de la Rosa, tha se ishte kënaqësi të punonte me studentët, të cilit kishin ide për të investuar në të ardhmen e Kosovës.
Rosa: Kënaqësi të punosh me ata që kanë ide për të ardhmen e Kosovës
“Ishte kënaqësi të punoja me ju nga e gjithë Kosova, e veçanërisht me ata të cilët kishin ide të shkëlqyera për të investuar në të ardhmen tonë, por edhe në atë që është më e rëndësishme - të ardhmen e Kosovës”, tha Rosa.