Zharku inspekton punimet në asfaltimin e rrugës Podujevë-Prishtinë

Kosova

Zharku inspekton punimet në asfaltimin e rrugës Podujevë-Prishtinë

Më: 6 korrik 2017 Në ora: 15:14
Punimet në zgjerimin dhe asfaltimin e rrugës nacionale N25, Prishtinë- Podujevë

Ministri në largim i Infrastrukturës, Lutfi Zharku dhe kryetari i komunës së Podujevës Agim Veliu, vizituan punimet të cilat janë duke u realizuar në zgjerimin dhe asfaltimin e rrugës nacionale N25, Prishtinë- Podujevë.

Me këtë rast Zharku theksoi se sot inspekton  punimet në zgjerimin e rrugës Nacionale Prishtinë-Podujevë, të cilat kanë filluar vitin e kaluar ndërsa janë duke u zhvilluar sipas dinamikës.

“Jemi të kujdesshëm maksimalisht që ta kemi një segment të përfunduar me shtresën e parë të asfaltit, në mënyrë që qytetarët tanë që kthehen nga mërgimi dhe të kalojnë këtë pjesë të kësaj rruge sa më lehtë. Unë e njoftova kryetarin Veliu për procedurat të cilat janë duke u zhvilluar për llotin e katërt, që po zhvillohen procedurat e tenderimit, e që deri në fund të muajit gusht do të lidhet kontrata edhe për pjesën tjetër. Po ashtu ka përfunduar edhe projekti tjetër që lidhet me autostradën ‘Ibrahim Rugova’”, tha Zharku.

 Gjatësia e këtij segmenti të asfaltuar është 2600 metra ndërsa është financuar nga  Ministria e Infrastrukturës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat