Prokuroria: Policët në veri korruptohen me dinarë, në autostradë me lekë

Kosova

Prokuroria: Policët në veri korruptohen me dinarë, në autostradë me lekë

Më: 8 korrik 2017 Në ora: 14:57
Policia e Kosovës

Në njërin nga rastet më të mëdha të korrupsionit në Policinë e Kosovës, prokuroritë e Mitrovicës dhe Prizrenit pretendojnë se kanë fakte për dhjetëra raste të mitëmarrjes të cilat dëshmohen nga materiale filmike të kapura nga kamerat e Inspektoratit Policor të Kosovës.

Nga data 21 shtator deri 12 dhjetor 2016, IPK fshehurazi kishte montuar kamera në makinat e policisë.

Po atë ditë, kryeshefi ekzekutiv i IPK-së Hilmi Mehmeti, kishte thënë se 59 zyrtarë policorë janë ndaluar dhe janë dërguar në mbajtje nën dyshimin se kanë marrë ryshfet.

Kallxo kishte përcjellë seancat kur këta zyrtarë policorë kishin dalë para gjyqtarit të procedurës paraprake dhe të gjithë kishin mohuar fajësinë. Procesi ndaj tyre është duke vazhduar i ndarë në gjykatat e Prizrenit dhe Mitrovicës.

Policët që janë të akuzuar janë në pritje të vendimit të gjykatës për t’u liruar apo shpallur fajtorë.

20 nga pjesëtarët e policisë njësia e kontrollit të autostradave të dyshuar për marrje ryshfeti janë: Shemsi Demolli, Safet Veliu, Naser Rama, Afrim Rafuna, Muhamet Buzhala, Ivica Gjokiq, Ismail Azemi, Alush Elshani, Blerim Zylfaj, Bekim Zogaj, Qerim Beqiri, Azem Goxhufi, Ardian Rrecaj, Sasha Nedelkoviq, Shaban Gerguri, Shemsi Zejnullahu, Aziz Krasniqi, Lulzim Gashi, Shefki Zeka dhe Nuhi Zogaj.

20 të tjerë vijnë nga njësia e trafikut në Mitrovicën e Veriu: Vojkan Stepiq, Vesko Radulloviq, Shefqet Maxhuni, Srdjan Zivkoviq, Sinisa Milutinoviq, Milan Jovanoviq, Sllavisha Filipoviq, Nedzad Islamoviq, Smajko Milenkoviq, Srgjan Djoroviq, Branko Radosavleviq, Milan Vitkoviq, Stevica Ignjatoviq, Zllatumir Simoviq, Milan Jovanoviq, Vesko Kandiq, Srdjan Milojeviq, Manojle Vlaskoviq, Milorad Mitroviq, Milijan Miliqieviq, Slavoljub Dimiq dhe Goran Gjuriq.

15 nga njësia e trafikut në Mitrovicën e Jugut: Ahmet Hasani, Arton Bimbashi, Avdi Beqiri, Avni Mehmeti, Bojan Saviq, Destan Rrecaj, Esat Haxhiu, Halit Shabani, Jovica Trajkoviq, Nazim Hamiti, Rushit Hoti, Sahit Hajdari, Sedat Haxhimehmeti, Sllavisha Spasiq dhe Zeki Shala.

4 të tjerë vijnë nga njësia e trafikut të Prizren: Neshat Avdaj, Driton Bajrami, Myzafere Sylejmani dhe Binak Bytyqi.

Aktakuzat e hartuara ndaj këtyre zyrtarëve policorë kanë paraqitur rastet e përfitimeve direkte në këmbim shmangies së gjobave ndaj kundërvajtësve në trafik.

Në këtë mënyrë, këta policë dyshohet se kanë përfituar për xhepin e tyre dhe i kanë shkaktuar dëme buxhetit të Kosovës.

Për dallim nga policët e Mitrovicës që kanë pranuar bankënota ne dinarë serbë, policët e trafikut të autostradave kanë pranuar edhe bankënota të Shqipërisë, Lek.

Aktakuza përshkruan së brenda një ndërrimi, 3 policë për kontrollin e autostradave, kanë përfituar 360 euro.

“Të pandehurit Shaban Gërguri, Ivica Gjokiq dhe Muhamet Buzhala më datën 08 dhjetor 2016 në intervalin kohor 07:00 – 15:00 kanë pranuar shumën e të hollave prej 360 euro”, thuhet në aktakuzë.

Në një rast tjetër, me të akuzuar tjerë, më 4 dhjetor, ‘pazari’ ditor i patrullës ishte më i ulët.

“Të pandehurit Shefki Zeka dhe Lulzim Gashi deri sa ishin në detyrë zyrtare në intervalin kohor 15:00 – 23:00 në autostradën ‘Ibrahim Rugova” kanë pranuar të holla me shumë të përgjithshme prej 225 euro’’, shkruan aktakuza.

Aktakuza përmban shumë raste tjera ku policët gjatë kontrolleve në autostradë, kanë pranuar shuma mbi 100 euro.

“Të pandehurit Alush Elshani, Ismail Azemi dhe Blerim Zylfaj më 4 dhjetor 2016, prej orës 07:00 – 15:00 drejtpërdrejt kanë pranuar të holla në shumën prej 180 euro”, thuhet në aktakuzë.

Aktakuza përshkruan edhe një rast tjetër të datës 06 dhjetor 2016 ku këta policët Elshani, Azemi dhe Zylfaj kanë pranuar shumën e të hollave prej 165 euro.

Të njëjtën shumë prej 165 euro aktakuza e përshkruan se e kanë përfituar edhe të pandehurit Azem Goxhufi, Sasha Nedejlkoviq dhe Safet Veliu më 8 dhjetor 2016 në intervalin kohor nga 15:00 deri 23:00.

Shumën prej 110 euro, sipas aktakuzës, e kishin pranuar edhe të pandehurit Aziz Krasniqi dhe Shemsi Zejnullahu. Këta dy, në aktakuzë përmenden edhe të kenë marrë ryshfet në valutën shqiptare, Lek. Aktakuza e prokurorisë tregon se të gjitha këto të holla ishin ndarë në mënyrë të barabartë ne mes 2 apo 3 policëve, varësisht sa kanë qenë bashkë brenda një ndërrimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat