Institutit Kombëtar i Shëndetit publik siguron se uji s’është kancerogjen

Kosova

Institutit Kombëtar i Shëndetit publik siguron se uji s’është kancerogjen

Më: 8 korrik 2017 Në ora: 16:49
Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës i siguron qytetarët e vendit se uji i pijes në Kosovë nuk ka parametra kancerogjen.

Kështu ka deklaruar drejtori i këtij instituti, Naser Ramadani, lidhur me artikullin në mediet italiane se uji në Kosovë është kancerogjen.

Gazeta italiane ‘Il fatto quotidiano’ këto ditë ka publikuar një tekst ku citohet se “uji në Kosovë është kancerogjen dhe se kontingjenti italian me mision në Kosovë, të paktën deri më 2016, ka pirë ujë kancerogjen.” I pyetur rreth këtij shkrimi, drejtori i Institutit të Shëndetit Publik të Kosovës, Naser Ramadani, tha se instituti monitoron vazhdueshëm cilësinë e ujit dhe në këtë drejtim nuk ka vend për shqetësim.

"Unë mund të deklaroj se në e bëjmë këtë analizë në mënyrë të rregullt për cilësinë e ujit të pijes, dhe se në informatën e sotme zyrtare të IKSHPK-së, mund të deklaroj se, duke u bazuar në rezultatet monitoruese të ujit për pije, të dhënat laboratorike për parametrat kimikë rezultojnë brenda standardeve të parapara me rregullore për cilësinë e ujit të pijes’’.

Sipas artikullit të publikuar në gazetën italiane ‘Il fatto quotidiano’ thuhet se komandanti i KFOR-it, Giovanni Fungo, ishte pajtuar që menjëherë të ndërpritej shpërndarja e ujit me rrezikshmëri kancerogjene, në këtë rast më konkretisht të ujit ‘Dea’. Ndërsa, Ramadani tha se ky uji  është testuar jo vetëm në laboratorët e vendit por edhe jashtë.

"Unë nuk merrem me detaje të analizës së këtu uji, vetëm e di nga kompetentët e laboratorit se ata e kanë analizuar në institutet e Gjermanisë, të cilat janë të vlefshme dhe janë të akredituara dhe janë në standardet normale që përdoret për uji të pijshëm".

Instituti i siguron qytetarët se uji i pijshëm natyror dhe i ambalazhuar nuk ka përmbajtje kancerogjene dhe është sipas parametrave të parapara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat