Pa u ndryshuar Ligji, s’ka sigurime shëndetësore

Kosova

Pa u ndryshuar Ligji, s’ka sigurime shëndetësore

Më: 9 korrik 2017 Në ora: 19:21
Ilustrim

Qytetarët e Kosovës edhe për një kohë të pacaktuar mbesin pa sigurim shëndetësor. Mbledhja e premiumeve, pas shumë shtyrjeve, edhe në korrik nuk filloi. Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, kjo shtyrje erdhi ngase Ligji për Sigurimet Shëndetësore u dërgua për plotësim-ndryshim.

“Para se të binte Qeveria dhe të shpërbëhej Kuvendi, Ministria e Shëndetësisë kishte dërguar Ligjin në Kuvend, për disa ndryshime të vogla të cilat janë të rëndësishme që të mund të fillojë mbledhja e premiumeve. Kështu që është e kuptueshme që do të ketë shtyrje të procesit”, ka thënë ai.

Hoti shprehet se nuk dihet se kur do të fillojë procesi i sigurimeve shëndetësore. Sipas tij, për shtyrjen e fillimit të sigurimeve shëndetësore kishte kërkesa nga përfaqësuesit e bizneseve dhe Shoqata e të Drejtave të Pacientëve.

“Vendimin se kur do të fillojë mbledhja e premiumeve, do ta marrë Qeveria e re”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat