Lladrovci ndal punimet për shtrimin e një rruge në Drenas

Kosova

Lladrovci ndal punimet për shtrimin e një rruge në Drenas

Më: 9 korrik 2017 Në ora: 20:05
Pamje nga punimet

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, gjatë ditës së diel i ka ndalur punimet e segmentit të rrugës Korroticë e Ulët, që lidhë fshatin Shtrubullovë. Sipas një komunikate të lëshuar nga Komuna, ky veprim është ndërmarrë pasi që punëkryesi nuk ka respektuar rekomandimet e mbikëqyrësve të Drejtorisë së Urbanizmit dhe ankesat e banorëve të fshatit.

"Paraprakisht, Drejtori i Urbanizmit dhe Komisioni Mbikëqyrës i kishin rekomanduar që të punoj punimet sipas paramasave dhe parallogarisë të nënshkruar në kontratë, të kundërtën të ndaloj punimet, mirëpo punëkryesi nuk ka respektuar as Drejtorin e Urbanizmit e as Komisionin Mbikëqyrës dhe ka vazhduar punimet pa e respektuar kontratën", thuhet në komunikatë. 

"Pas ankesave edhe të banorëve të fshatit Korroticë e Ulët dhe Shtrubullovë, Kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci ka dalur të dielën në vendin ku janë duke u kryer punët e këtij projekti që është në listën e investimeve kapitale dhe ka vërejtur që punët nuk kanë duke u kryer sipas nënshkrimit të kontratës dhe ne bazë të rekomandimeve të organit mbikëqyrës dhe ankesave të banorëve, punëkryesi ose duhet të vazhdoj punimet sipas paramasave të nënshkruara, ose të ndërpres punimet deri në përmirësimin e cilësisë. Pasi që punëkryesi nuk ka punuar sipas paramasave të nënshkruara dhe nuk ka marrur parasysh ankesat e banorëve, kryetari Lladrovci ka urdhëruar që punët të ndalen deri ne përmirësimin e cilësisë", sqaron komunikata. 

Sipas Komunës së Drenasit, punët përkohësisht janë ndalur dhe momentin që do të vazhdojnë, do të kontrollohen nga ana e Komisionit Mbikëqyrës të punëve të këtij projekti. 

Kjo nuk është hera e parë që Lladrovci ndal punimet që nuk janë duke u kryer sipas cilësisë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat