Ministri Zharku mori pjesë në samitin e Trieshtës

Kosova

Ministri Zharku mori pjesë në samitin e Trieshtës

Më: 14 korrik 2017 Në ora: 15:54
Foto nga Samiti i Trieshtës

Më 12 korrik u mbajt Samiti i Trieshtës së vazhdimsi e procesit të Berlinit për vendet e Ballkanit Përendimor ku mori pjesë edhe minstri i Infrastrukturës Lutfi Zharku.

Gjatë samitit kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, së bashku me homologët e tjerë të WB6, nënshkroi Traktatin e transportit të vendeve të Ballkanit përmendimor me Bashkimin Evropian, i cili pritet të jetë instrument i rëndësishëm në zhvillimin e transportit dhe infrastrukturës  rrugore dhe hekurudhore dhe me ndikim të madh në zhvillimin ekonomik të vendit.

Ministri Zharku mori pjesë në sesionin e ministrave të transportit ku u diskutua rëndësia e Traktatit  të transportit si dhe siguria në komunikacionin si qështje, me focus të veçantë në të gjitha vendet.

Gjatë këtij samiti, ministri Zharku mori pjesë edhe në takimin e kryeministrit Mustafa, me komisioneren për transport zonjën Violeta Bulc si dhe me zëvendëspresidentin e Bankës Botërore për Evropë dhe Azinë Qendrore, Cyril Muller. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat