Komuna intervenon në sanimin e rrëshqitjeve të dheut në fshatin Murgull

Kosova

Komuna intervenon në sanimin e rrëshqitjeve të dheut në fshatin Murgull

Më: 2 gusht 2017 Në ora: 15:19
Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka vizituar sot fshatin Murgull

Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka vizituar sot fshatin Murgull ku janë duke u zhvilluar punime për sanimin e dëmeve në rrugë të shkaktuara si pasojë e rrëshqitjeve të dheut.

Kryetari i Komunës, Agim Veliu gjatë qëndrimit në Murgull tha se Komuna ka intervenuar menjëherë, pas marrjes së informatës. me qëllim të sanimit të dëmeve të shkaktuara nga rrëshqitjet e dheut në këtë rrugë.

“Ne si Komunë kemi vepruar në mënyrën më të shpejtë me qëllim të sanimit të pjesëve ku ka ndodhur shembja e dheut, në mënyrë që të evitohet rreziku i shkaktimit  të ndonjë aksidenti në këtë rrugë, sepse këtu kemi të bëjmë me teren malor dhe ku qarkullojnë edhe automjete transportuese”, tha kryetari Veliu

Kryetari Veliu tha se përgjatë rrugës që lidhë fshatin Murgull me fshatin Brecë, kishte tri shembje të dheut.

Kompania e kontraktuar nga Komuna e Podujevës është duke zhvilluar punimet, me qëllim të krijimit të një baze më të fortë, pasi që shembjet kanë qenë afër shtratit të lumit Llap.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat