Nesër shënohet 10 gushti-Dita e dëshmorëve të Kaçanikut

Kosova

Nesër shënohet 10 gushti-Dita e dëshmorëve të Kaçanikut

Më: 9 gusht 2017 Në ora: 14:56
Kaçanik

Komuna e Kaçanikut nesër (e enjte), do të organizojë aktivitete me rastin e shënimit të 10 gushtit- Ditës së dëshmorëve të Brigadës 162 “Agim Bajrami”.

Në këtë ditë do të ketë vizitë tek monumenti i të dëshmorëve, Agim Barjami, Xhaladin Kurtaj e Besnik Begunca. Po ashtu do të bëhen homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Kaçanik, homazhe pran shtatoreve të komandantëve të UCK-së, Agim Bajrami e Qamil Ilazi, pran bustit të Heroit Idriz Seferi si dhe veprimtarëve kaçanikas Ismajl Rama e Sali Bajra.

Po ashtu me rastin e shënimit të 10 gushtit- Ditës së dëshmorëve të Brigadës 162 “Agim Bajrami”, do të mbahet Akademi Përkujtimore.

Image
Agjenda
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat