Mal Lokaj kandidat i LDK-së për kryetar të Deçanit

Kosova

Mal Lokaj kandidat i LDK-së për kryetar të Deçanit

Më: 13 gusht 2017 Në ora: 15:52
Kryesia e LDK-se ne Decan

Mal Lokaj, do të jetë kandidati për kryetar të komunës së Deçanit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Përmes një komunikate për medie, LDK-ja ka treguar se sot në vazhdën e përgatitjeve për zgjedhjet lokale, kryesia ka mbajtur mbledhjen me kryetarët e nëndegëve dhe strukturat e FG dhe FR, me ç’rast në mënyrë unanime kanë mbështetur propozimin që Mal Lokaj, të jetë kandidat për kryetar.

LDK-ja  me degë në Deçan, thotë se në zgjedhjet e 22 tetorit hyjnë më të përgatitur se kurrë më parë, që së bashku me qytetarët të bëjnë ndryshimin e shumëpritur për qeverisje të pastër dhe të mirë në komunën e Deçanit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat