Shteti sërish jep libra fala për nxënësit

Kosova

Shteti sërish jep libra fala për nxënësit

Më: 16 gusht 2017 Në ora: 20:55
Librat

?Nxënësit nga klasa e parë deri në të nëntën edhe në këtë vit do t’i marrin librat fal nga shteti, por libra të reja do të ketë për nxënësit nga klasa e parë deri në pestën, derisa nxënësit e klasave të gjashta deri në të nëntën do të përdorin librat e vjetra.

Kështu thonë në Ministrinë e Arsimit, ku presin që nxënësit nga klasa e gjatë deri në të nëntën t’i rikthejnë librat.

Udhëheqësit e shkollave i kanë thënë RTK-së se e shohin të qëlluar këtë vendim të MASHT’it, por e shohin si problem kthimin e librave nga nxënësit e klasës së nëntë.

MASHT-it në këtë vit do t’i kushtojnë librat rreth 4 milionë euro, mjete që tashmë janë ndarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat