Lladrovci: Askush nuk mund ta ndalë fitoren e PDK’së në Drenas

Kosova

Lladrovci: Askush nuk mund ta ndalë fitoren e PDK’së në Drenas

Më: 17 gusht 2017 Në ora: 19:47
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci

Kryetari aktual i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka thënë se as individ, as nisma e iniciativa nuk mund ta ndalin fitoren e PDK-së në Drenas, pasi ata edhe më herët kanë provuar të bëjnë shantazhe por pa sukses.

Ai në facebook ka shkruar se me vetëdije i ka hyrë garës në mandatin e shkurtuar, si dhe ka promovuar në fushatën e vjetme strategjinë e mandatit të tij të plotë katërvjeçar në krye të komunës së Drenasit.

“Nuk do të spekuloj rreth të ardhmes time politike sepse ajo është e sigurtë qoftë nga qëndrimet e Degës së PDK-së në Drenas, qoftë nga kryetari Kadri Veseli dhe Partia Demokratike e Kosovës. Askush nuk mund ta ndalë fitoren tonë në Drenas, as individ, as nisma e iniciativa me të cilat edhe më herët kanë provuar të bëjnë shantazhe por pa sukses. Puna jonë dhe besimi i qytetarit në neve janë të pandashme. Drenasi është përjetësisht i lidhur me Drenicën, UÇK-në dhe PDK-në”, ka shkruar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat