Reagon Izet Ibrahimi, nuk pretendoj të garoj për kryetar

Kosova

Reagon Izet Ibrahimi, nuk pretendoj të garoj për kryetar

Më: 18 gusht 2017 Në ora: 22:57
Izet Ibrahimi

Pas publikimit të lajmit rreth rikthimit në skenën politike të Iniciativës Qytetare për Drenasin, ku është lakuar edhe emri i Izet Ibrahimit i cili në të kaluaren ka qenë kryetar i Drenasit, ka ardhur reagimi i tij. 

Ai thotë se është ndier i shqetësuar me artikullin kur është thënë se është në mesin e tre kandidatëve pretendent për kryetar komune nga IQD, për çka ne i kërkojme falje.

Por ia rikujtojmë z.Ibrahimi se një informatë e tillë ka dalë nga disa zyrtarë të Iniciativës dhe se portali ka tentuar të marr qëndrimin e tij por ishte i pamundur kontakti në telefon.

Reagimi i plotë i Izet Ibrahimit:

Ka një javë që ndodhëm me pushime, dhe sot e vrejta nga disa portale, se “isha në mesin e tre kandidateve të mundeshem që do te garoj për kryetar…”  dhe te them te drejtën nuk me befasoj lajmi sepse, portalet këtë punë e kanë, pavarsisht fakti se për një ceshtje të tillë, paraprakisht është dashur ta marrin konfirmimin tim! Por cfarë t’i bësh edhe kjo është gazetari…! Të dashur miq, mikesha, familjarë e kolegë, paraprakisht uroj te jeni mire! Se dyti, me lejoni t’ju njoftoj se nuk kam shrehë  interesim dhe as qe do te kem pretendime te garoj me ndonje nga subjektet politike, per kurfare zgjedhjesh.  Pres nga portalet “Indeks online” dhe “Drenica press”, te cilat kane nxituar me kete dezinformate, qe te demantojne lajmin si dhe te me kerkojne falje per shqetesin qe na kane sjelle.
Me respekt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat