Numri i vogël i grave kandidate për kryetare komunash, shqetësues për demokracinë - Bota Sot
Numri i vogël i grave kandidate për kryetare komunash, shqetësues për demokracinë

Kosova

E premte, 16 nëntor 2018

Numri i vogël i grave kandidate për kryetare komunash, shqetësues për demokracinë

Më: 28 gusht 2017 Në ora: 23:51
Ilustrim

Gjashtë gra mësohet se do jenë kandidate për kryetare komunash në zgjedhjet lokale të 22 tetorit. 22 gushti ishte afati përfundimtar për shpalljen e kandidaturave për kryetarë komunash dhe kuvende komunale.

Nga partitë politike janë publikuar të gjitha kandidaturat për kryetarë komunash dhe kuvende komunale.

Bëhet e ditur se në këto zgjedhje do të jenë vetëm gjashtë kandidate gra në krahasim me vitin 2013 kur ishin nënt të tilla .

Luljeta Demolli, drejtore ekzekutive e Qendrës Kosovare për Studime Gjinore, bën të ditur se pavarësisht Ligjit për barazi gjinore për pjesëmarrje në masën 50 për qind të grave, kjo nuk ka ndodhur.

Demolli gjithashtu ka bëre të ditur se është vërejtur një trend në ulje i pjesëmarrjes së grave në votime në masën 35 përqind.

Jeta Krasniqi nga Instituti KDI, thotë se nominimi i vetëm gjashtë, grave është një numër shumë i ulët dhe është shqetësuese për demokracinë në Kosovë.

E, Sibel Halimi sociologe thotë se gratë janë në disavantazh me burrat në politikë si pasojë e klimës së pafavorshme për to, mentalitetit patriarkal dhe steriotipizimit të profesioneve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test