OSHP-ja, fut në listë të zezë kompaninë mashtruese farmaceutike

Kosova

OSHP-ja, fut në listë të zezë kompaninë mashtruese farmaceutike

Më: 13 shtator 2017 Në ora: 12:34
Ilustrim

Gjykata e Tenderëve ka fut në listë të zezë kompaninë farmaceutike “Tri Med”. Sipas vendimit të Organi Shqyrtues të Prokurimit Publik (OSHP), kompania në fjalë në një proces tenderues të Ministrinë e Shëndetësisë, ka prezantuar dokument të falsifikuar.

Bëhet fjalë për materiale medicinal nga lista esenciale. Ky rast sipas këtij njoftimi është duke u hetuar nga policia e Kosovës.

Ndërsa, kompania “Trio Med”, për gjashtë muaj të ardhshëm e ka të ndaluar të pjesë ne procese tenderuese shtetërore.

Në arsyetimin e OSHP-së, thuhet se autoriteti kontraktues Ministra e Shëndetësisë me datën 12 qershor të këtij viti ka parashtruar kërkesë për shqiptim të masës konform nenit 99.2 të Ligjit të Prokurimit Publik (LPP), ndaj operatorit ekonomik, “Trio Med”, me arsyetimin se me rastin e aplikimit në aktivitetin e prokurimit “Furnizim me barna dhe materiale medicinal nga lista esenciale” , i njëjti ka prezantuar dokumente të falsifikuara në ofertën e tij konkretisht lidhur me certifikatën me numër Q2N140781232003.

Po ashtu në arsyetim  të vendimit,  OSHP-ja, ka paraqitur deklaratat e përfaqësuesit të kompanisë, Ministrisë së Shëndetësisë. Kjo e fundit ka deklaruar  gjatë seancës dëgjimore se kërkesa për marrje të masave konform nenit 99.2 të LPP-së, ndaj kompanisë në fjalë bazohet në konfirmimin e certifikuesit TUV-Gjermani, të cilët pas kërkesës tonë për verifikim të certifikatë së “Trio Farm”, kanë deklaruar se duke u bazuar në data bazën certifikata e lartcekur e prodhuesit “anHui Hongyuiuzhou medicinal”, është zëvendësuar me certifikatën Q2N150581232995 dhe njëherit përfaqësuesit e ministrisë së shëndetësisë lanë bërë të ditur gjatë seancës dëgjimore sipër këtë certifikatë organet e hetuesisë kanë filluar hetimet ku me datën 9 qershor policia e Kosovës ka kërkuar që të filloj hetimet lidhur me këtë certifikatë.

Në fund të këtij vendimi OSHP-ja ka marrë vendimin duke thënë se pasi që lidhur me këtë certifikatë janë duke u zhvilluar hetime nga Policia ashtu siç e ka cekur edhe autoriteti kontraktues në seancë dëgjimore , kjo masë-diskualifikimi , mund të revokohet para periudhës 6 mujore në momentin kur policia pas zhvillimeve të hetimeve vërteton se nuk ka dyshime të falsifikimit apo prezantimit të dokumenteve të rrejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat