Thaçi: Procesi i dialogut do të përfundojë me njohjen e Kosovës nga Serbia

Kosova

Thaçi: Procesi i dialogut do të përfundojë me njohjen e Kosovës nga Serbia

Më: 15 shtator 2017 Në ora: 21:33
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, duke folur për raportet që duhet t’i ketë Kosova me Serbinë, ka  thënë kjo është faza finale në procesin e dialogut.

Dialogu me Serbinë sipas tij, e ka pasur efektin dhe i gjithë procesi duhet të përfundojë  me njohjen e Kosovës nga shteti i Serbisë.

Ai tha se dialogu me Serbinë ka ndryshuar edhe situatën në pjesën në veri të Kosovës, duke përmendur doganierët në veri, mbajtjen e zgjedhjeve dhe  siç tha ai, ka mbetur integrimi i sistemit të drejtësisë.

“Është një fazë e re me përmbyllje historike të këtij procesi pas një konflikt për më shumë se 100 vjeçar në përmasa gjenocidiale”, ka thënë Thaçi në rtk.

Sipas tij, procesi i dialogut është një proces jo i lehtë dhe i ndjeshëm , por që siç tha ai, Kosova do ta realizojë aspiratën e vet si shtet i pavarur dhe sovran.

Ai foli për rëndësinë që duhet të organizohet një referendum në përfundim të procesit të dialogut që do të përfundojë me marrëveshjen e paqes në mes Kosovës dhe Serbisë. Presidenti tha se vijat e kuqe, do të jenë  integriteti dhe sovraniteti i Kosovës që në asnjë formë nuk do të diskutohet “Duhet të ndërtojmë një të ardhme të bashkëpunimit “, tha presidenti Thaçi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat