Ramiz Lladrovci shkel ligjin

Kosova

Ramiz Lladrovci shkel ligjin

Nga: Bota sot Më: 18 shtator 2017 Në ora: 09:32
Ramiz Lladrovci duke bërë fushatë

Kandidati për asamble komunale nga radhët e “Vizionit për Drenasin”, Avni Miftari ka kritikuar kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci, për shkeljen e ligjit.

Miftari në një postim në Facebook, ka thënë se Lladrovci kundëligjshëm për fushatë me arsimtarë e drejtorë shkollash, po e përdor makinën zyrtare, përcjell Bota sot.

Postimit të tij, Miftari ia ka bashkangjitur edhe disa foto si dëshmi.

Reagimi i plotë:

Kryetari Lladrovci vazhdon me shkeljen e ligjit.

Pas fushatës së jashtëligjshme dje,me arsimtarë e drejtorë shkollash,ai vazhdon edhe sot

Ditë e dielë dhe makina zyrtare e komunës së Drenasit nis fushatën e sotme(me shefat ) në restaurantin “Kristal” në Komoran.

Keqpërdorim i taksave tona.

Jo gjatë,deri më 22 tetor dhe nuk do të keqpërdoret më buxheti i komunës.

Stop keqpërdorimit.

Stop politizimit të shkollave./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat