Skandaloze: Fushata në vlug, Ministria për Kthim shpërndan material ndërtimor për pakicat serbe

Kosova

Skandaloze: Fushata në vlug, Ministria për Kthim shpërndan material ndërtimor për pakicat serbe

Nga: Aziz Zuka Më: 28 shtator 2017 Në ora: 15:57
Gjilan

Hasan Rashiti që është kryetar i LDK-së në Kllokot dhe pjesë e shtabit të kandidatit të përbashkët për kryetar në Kllokot, ka thënë se Delibor Jevtiq dhe Lista Serpska po shpërndajnë material ndërtimor për serbët në Kllokot dhe fshatrat Vërbovc e Gërqar. Kërkoj urgjentisht që Prokuroria e Gjilanit ta hetojë rastin tha Rashiti.

Delibor Jevtiq dhe ministria për kthim po shpërndajnë ndihma në vendbanimet serbe e kjo po shihet si blerje e votës nga shtabi zgjedhor i kandidatit Nehat Rexhepi që është pjesë e listës së përbashkët të disa partive shqiptare.

Hasan Rashiti nënkryetar për komunitete në Kllokot dhe pjesë e shtabit zgjedhor thotë për rajonipress se ditëve të fundit Ministria për kthim dhe komunitete që udhëhiqet nga Delibor Jevtiqi po shpërndanë ndihma në material ndërtimor në Kllokot dhe fshatrat Vërbovce Gërqar.

Image

“Jam i shqetësuar për formën dhe mënyrën e shpërndarjes së ndihmave, shpresojë që ato të jenë për nevoja sociale, por fotot në teren dëshmojnë krejt të kundërtën. “Tani jemi në kohë fushate dhe Lista Serpska përmes këtyre ndihmave po i blenë votat në teren dhe unë kam kërkuar edhe takim me Sreqko Spasiqin, por ai më ka thënë se nuk është në dijeni të këtyre ndihmave, pasiqë komuna nuk ka kurrfarë marrëveshje me ministrinë për kthim dhe komunitete”., ka thënë Rashiti.

Rashiti mendon se e keqja më e madhe është se ndihma është kapur duke shpërndarë edhe Bozhidar Dejanoviq që është kandidatë për kryetar komune në Kllokot. Madje me këto ndihma janë ndihmuar edhe katër polic serb në stacionin e Kllokotit: Ivica Jovanoviq, Zoran Jeremiq, Aca Stojkoviq dhe Gojko Simiq.

Rashiti thotë se është prekur shumë nga ky gjest i Ministrisë për kthim sepse sipas tij ai ka kërkuar për katër vite rresht ndihma për familjet skamnore shqiptare që janë pakicë në Kllokot, por kurrë s`ka marrë përgjigje pozitive. “Kemi pasur shtëpi të djegur deri në themel dhe nuk na kanë ndihmuar. Unë kërkojë ndërhyrjen urgjente të Prokurorisë që ta hetojë tërë rastin kurse Qeverisë së Kosovës i mbetet të reagojë dhe të verifikojë këtë gjest të Delibor Jevtiqit” tha Rashiti. Rashiti tha se kryetari i Kllokotit, Sreqko Spasiq ka deklaruar se nuk është i implikuar në këtë rast.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat