Krusha e Madhe së shpejti me e Zyrën e re të Gjendjes së Regjistrimit Civil

Kosova

Krusha e Madhe së shpejti me e Zyrën e re të Gjendjes së Regjistrimit Civil

Më: 28 shtator 2017 Në ora: 16:31
Ilustrim

Në fshatin Krushë të Madhe të Komunës së Rahovecit, kanë përfunduar punimet në rregullimin e objektit të ri të Zyrës së Gjendjes së Regjistrimit Civile.

Përfundimin e punimeve nga afër i ka parë sot Sali Sallteku, drejtor i Drejtorisë së Administratës së Përgjithshme.

Drejtori Sallteku është ndarë i kënaqur me punën e cila është bërë, duke thënë se përveç rregullimit të objektit, kanë filluar punimet edhe për rregullimin e oborrit.

“Me këtë mund të them se brenda një kohe shumë të shkurtër punëtorët të cilët janë duke punuar në objektin e vjetër, punën e tyre do të vazhdojnë në objektin e ri, i cili i plotëson të gjitha kushtet për punë”, ka thënë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat