Marsh, për nderë të viktimave që humbën jetë në aksidentin rrugor

Kosova

Marsh, për nderë të viktimave që humbën jetë në aksidentin rrugor

Më: 28 shtator 2017 Në ora: 20:37
Marshi

Sot, KVRL në bashkëpunim me forumet rinore të partive politike, organizoi një marsh nga komuna e Drenasit deri në sheshin "Fehmi dhe Xheve Lladrovci" , për nderë të viktimave që humbën jetë në aksidentin rrugor me datën 26.09.2017, ku humbën jetën dy vëllezërit tanë, Fatbardh Nika dhe Driton Bucolli.

Falenderojme Policinë e Kosovës(dega e Drenasit), Komunën e Drenasit, gjithë Kandidatët për Kryetarë, Kandidatët për Asamble, që pavarësisht fushatës ata sot u bashkuan pa dallime partiake, për cka edhe i falenderojmë shumë.

Kryetarja, Altina Nika, mbajti një fjalim , dhe u shpreh: 
"Sot jemi mbledhur në këtë marsh, për të shprehur ngushëllimet tona më të sinqerta familjeve të viktimave në aksident,qe u mori jetën dy te rinjve, dy shokëve te Komunës sonë.
Në emër te rinisë së Drenasit, kerkojmë të shtohen patrullat policore në komunikacion rrugor.Poashtu lutemi që të gjithë qytetarët tanë që të respektojnë shenjat e komunikacionit dhe të kenë kujdes në ngasjen e makinave me shpejtësi të lartë.Ngushëllime për familjen Bucolli dhe Nika, ndërsa Fatbardhit dhe Dritoni, i lehtë u qoftë dheu i Kosovës".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat