Ky është parashikimi i motit për 4 ditët e ardhshme

Kosova

Ky është parashikimi i motit për 4 ditët e ardhshme

Më: 10 tetor 2017 Në ora: 23:27
Ilustrim

Përmirësim i motit, me rritje temperaturash, diell dhe vranësira.

Temperaturat e ajrit do të shënojnë rritje në të dy vlerat, me minimale nga 4C deri në 7C, e maksimalet do të sillen nga 18C deri në 20C, sipas Prishtina Weather. 

Pas përkeqësimit të motit në fundjavë, që solli edhe reshjet e para të borës mëngjesin e së shtunës, gjatë kësaj jave, me shtrirjen e fushave të presionit të lartë mbi rajon, pritet përmirësim i motit, me intervale më të gjata me diell, ndërkohë që masa të ngrohta ajrore nga Mesdheu do të sjellin rritjen e temperaturave rreth vlerave mesatare.

Të martën dhe mërkurën do të mbajë mot me vranësira të pjesshme, por me intervale më të gjata me diell. Nga dita e enjte, pritet të mbajë mot i mirë dhe kryesisht me diell.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat