Debat i ashpër, banorët akuzojnë Lladrovcin: E qove rrugën kah arat e tua

Kosova

Debat i ashpër, banorët akuzojnë Lladrovcin: E qove rrugën kah arat e tua

Më: 16 tetor 2017 Në ora: 08:11
Ramiz Lladrovci

Kryetari aktual i komunës së Drenasit, dhe kandidati i PDK-së edhe për një mandat, Ramiz Lladrovci është ballafaquar me akuza nga banorët e fshatit Korreticë e Epërme.

Lladrovci në një tubim elektoral të pesë ditëve më parë është ballafaquar nga pakënaqësi të shumta nga banorët e këtij fshatit.

Banorët akuzojnë Lladrovcin se ndryshoi shtrimin e kësaj rruge, duke e shtruar tek parcelat e tij.

“Është bë me projekt me të gjitha, madje u nisë rruga dhe e kanë lanë në gjysmë për shkak se Lladrovci po dëshiron që me e anulua shtrimin e kësaj rruge dhe me e dërguar për “Krajkov” ka arat e veta”, ka thënë një banorë për Insajderin.

Ndërkohë që sipas një video incizimit të dërguar në redaksinë e Insajderit, dëgjohen ankesat e banorëve.

“Ju keni thanë që 99 për qind rruga nuk ka me i ra ka rruga ka ‘Kroni i Mbretit’ por në Komoran”, ka thënë një banorë.

Debati i ashpër mes banorëve dhe Lladrovcit nuk mund të dëgjohen të gjitha përgjigjet e Lladrovcit.

“Unë po ju them që rruga ka mu bë andej për ka katër korrësi në këtë botë nuk e di se kah ka me i ra dhe kur ju thom nuk e di, ju garantojë që nuk e di”, ka thënë Lladrovci.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat