Policia e Kosovës me plan konkret "Stop drogave në shkolla"

Kosova

Policia e Kosovës me plan konkret "Stop drogave në shkolla"

Më: 16 tetor 2017 Në ora: 16:07
Ilustrim

Policia e Kosovës në zbatim të Urdhrit Operativ ``Stop drogave në shkolla`` në periudhën kohore prej 9 tetor deri ditën e djeshme ka realizuar aktivitetet e saja policore si në fushën e parandalimit po ashtu edhe në fushën operacionale.

Në fushën e parandalimit janë realizuar vizita dhe kontakte me personelin e shkollës, në bashkëpunim me Qendrën e Mjekësisë familjare janë mbajtur ligjërata, janë shpërndarë fletushka dhe janë angazhuar zyrtarë policor për patrullime rreth shkollave.

Ndërsa, në fushën operative janë kontrolluar persona të cilët kanë  frekuentuar në zonën e sigurisë 300 m rreth shkollave, po ashtu janë kontrolluar vetura, lokale dhe vende tjera të dyshuara.

Për realizimin e aktiviteteve janë angazhuar zyrtarë policor nga,  Drejtoritë Rajonale të Policisë, Stacionet Policore, Drejtoria e Policimit në Bashkësi dhe Preventivë, Drejtoria për Inteligjencë dhe Analizë dhe Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë.

        * Për periudhën raportuese janë realizuar:

-            232  vizita dhe kontakte me personelin e shkollave,

-            501  patrullime rreth shkollave,

-            791  persona të kontrolluar,

-            318 vetura të kontrolluara,

-             31  lokale të kontrolluara,

-              7  ligjërata në shkolla,

-           595  pjesëmarrës,

-          1070  fletushka,

* Si rezultat i angazhimit të shtuar janë:

-iniciuar 27 raste

-arrestuar  34  persona

Gjithsejtë janë konfiskuar:

-          Mariuhanë 1 kg e 1794.68 g ( 13.41 g afër shkollave, 1 kg e 781.27 g në realizim të planit)

-          Veturë 1,

-          Shufër metalike 1, 

Bazuar në të dhënat statistikore dhe aktivitetet në teren vërehet se numri më i madh i rasteve është iniciuar në perimetrin e sigurisë prej 300 m rreth shkollave si në parqe, rrugë e hapësira të tjera.

Prej 27 rasteve:

-            3 raste brenda oborreve,                                                                                            

-            3 raste afër oborreve   të shkollave,   

-          21 ne perimetrin prej 300m

Prej numrit të përgjithshëm të arrestuarve:                                                         

-  10 persona shpërndarës të drogës,

-  24 konsumues.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftën kundër veprave kriminale duke përfshirë edhe të luftës ndaj trafikimit me narkotik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat