Ministri Beqaj takoi delegacionin gjerman

Kosova

Ministri Beqaj takoi delegacionin gjerman

Më: 19 tetor 2017 Në ora: 16:22
Ministri Beqaj takoi delegacionin gjerman

Ministri i Ministrisë për Inovacion dhe Ndërmarrësi, Besim Beqaj, priti sot në takim një delegacion gjerman të kryesuar nga zëvendës Ambasadori i Ambasadës së Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, z. Jan Axel Voss, i shoqëruar nga znj. Anja Becky- Sekretare e parë në Ministrinë Federale të Gjermanisë për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, si dhe znj. Ottilie Mooshofer dhe z. Ilir Rexha përfaqësues të GIZ-it.

Në kuadër të këtij takimi, Ministri Beqaj i njoftoi për fushëveprimin dhe objektivat e Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, përkushtimin e Ministrisë për mbështetjen e NVM-ve me theks të veçantë tek të rinjtë dhe gratë, përmirësimin e ambientit të të bërit biznes, programet e trajnimeve dhe konsulencës për bizneset dhe fuqizimin e rolit të Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik. Beqaj falënderoi shtetin gjerman për përkrahjen e dhënë nëpërmjet investimeve dhe projekteve të shumta që janë realizuar ndër vite, si dhe u kërkoi mbështetjen përmes ideve, ekspertizave si dhe fondeve investive.

Ministri Beqaj dhe Zëvendës Ambasadori Voss u dakorduan për angazhim të përbashkët në mbështetjen e sektorit privat përmes investimeve, me synim e rritjen e aftësive konkurruese dhe ngritjen e kapaciteteve në treg, si dhe për projekte tjera të përbashkëta të cilat mundësojnë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat