Veseli: Jemi bashkuar në Prizren për ta nisur ndryshimin e madh

Kosova

Veseli: Jemi bashkuar në Prizren për ta nisur ndryshimin e madh

Më: 20 tetor 2017 Në ora: 20:02
Veseli

Para mijëra qytetarëve të Prizrenit në tubimin përmbyllës elektoral, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli theksoi se janë bashkuar në Prizren për ta nisur ndryshimin e madh nga Prizreni me Shaqir Totajn e deri në Mitrovicë me Valdete Idrizin.

Lideri i PDK-së shtoi se do të ecin fuqishëm përpara në zhvillim, modernizim dhe fuqizim të shtetit të Kosovës. Ai tha se rruga e PDK-së për çka edhe ekzistojnë dhe shtoi se qytetarët duan zhvillim dhe ata janë gati për ta bërë këtë, “janë gati, për të ecur përpara dhe se nuk do të lejojnë kthimin mbrapa”, tha Veseli.

Veseli: PDK është gati

“Ne, PDK jemi gati si asnjëherë me parë, për ta quar në vend besimin e qytetarëve, për ta bërë realitet zhvillimin, për t’i bërë krenar qytetarët e Kosovës me shtetin e tyre. Do të punojmë fuqishëm në reformat në vend, do ta transformojnë vendin tonë nga një vend konsumues, në një vend prodhues, në një vend ku njerëzit punësohen, ku sundon shteti ligjor dhe ku ka integrim dhe jo izolim”, tha Veseli.

Lideri i PDK-së theksoi se ata janë e vetmja alternativë, sepse mund ta bëjnë atë që askush tjetër nuk mund ta bëjë.

Veseli: Ne guxojmë aty ku të tjerët kanë frikë

“Vetëm dy ditë na ndajnë nga e diela e ndritshme që shënon epokën e re, epokën e përgjegjësive tona, zotime tona, për një raport ndryshe të politikës me qytetarët. Gjithë së bashku në dekadën e dytë të Republikës dua të hyjmë me shpresë, guxim dhe besim të zoti për një Kosovë të zhvilluar, unike, demokratike, të aftë për vetën dhe në paqe me të tjerët. Çdo herë kur jemi të bashkuar, ia kemi arritur sepse ju qytetarë jeni ndryshimi i madh dhe ne PDK vetëm jemi leva për këto ndryshime. Kështu ka qenë në të kaluarën, kështu do të mbetet tash dhe me pas. Ne guxojmë aty ku të tjerët kanë frikë, ne veprojmë aty ku të tjerët stepën, ne ecim përpara aty, ku të tjerët ndalen, ne investojmë aty ku të tjerët stagnojnë, ne kemi sukses, aty ku të tjerët dështojnë, sepse ne jemi bashkë, fuqia lëvizëse e këtij vendi, fuqia e ndryshimit”, u shpreh Veseli.

Mes thirrjeve të shumta të qytetarëve, kandidati për kryetar të Prizrenit nga PDK, Shaqir Totaj u shpreh i bindur në fitoren e tij më 22 tetor, derisa ua ka uruar fitoren qytetarëve të Prizrenit.

Totaj i impresionuar me numrin e madh të qytetarëve prizrenas, u shpreh se Prizrenin do ta bëjnë edhe me të bukur në mes tri kryeqyteteve, Prishtinës-Shkupit-Tiranës.

Ai tha se askush nuk mund të zhvillojë ekonominë se sa ai, pasi rreth njëzet vjet udhëheq biznes, derisa, askush s’mund ta ngjallë sportin me shumë se ai, pasi ka mbi dhjetë vjet që drejton klube sportive.

Totaj: Askush s’mund ta zhvillojë Prizrenin më mirë se sa unë

“Do ta zhvillojmë ekonominë, do t zhvillojmë sportin, artin dhe kulturën. Kemi programe për çdo gjë. Kush më mirë mund ta zhvillojë ndërmarrësinë private, se s një person i cili është rritë në një familje të ndërmarrësisë private. Kush më mirë mund ta zhvillojë ekonominë, se sa një person që 18 vite punon me biznese. Kush më mirë mund ta modernizojë administratën publike, se sa një person që ka specializuar në Amerikë. Kush më mirë mund ta zhvillojë sportin, se sa një person i cili 10 vite punon në menaxhment të sportit. Kush më mirë mund ta zhvillojë artin dhe kulturën, se sa një person që gjysmën e artistëve të Prizrenit i ka miq personal dhe ai person është sot këtu para juve”, theksoi Totaj.

Total ka ftuar gjithë qytetarët e Prizrenit që të dalin masovisht në zgjedhje më 22 tetor dhe t’iu tregojnë partive tjera se e kanë përnjëmend.

Në këtë tubim përmbyllës elektoral zëvendëskryetari i PDK-së, njëherit zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj theksoi se qytetarët i besojnë një partie të pavarësisë. Ai tha se PDK ka ndërtuar shtetin, e ka konsoliduar atë, ka ngritur pagat për mësimdhënësit e shërbyesit tjerë publik, derisa, kanë bërë Prizrenin, Pejën, Gjakovën, Gjilanin qytete universitare. Hoxha u shpreh se në dhjetë vitet e fundit të gjitha arritjet mbajnë vulën e PDK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat