Dalin rezultatet për asamble në Drenas

Kosova

Dalin rezultatet për asamble në Drenas

Më: 23 tetor 2017 Në ora: 12:48
Drenas

Tashmë kanë dalë edhe rezultatet për kuvendet komunale.

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve thuhet se në Drenas kishte shpërndarje të votave për të gjitha subjektet dhe kandidatët e pavarur, por bindëse PDK është para të tjerëve.

PDK ka arritur të marrë 8.851 vota, Nisma 3.842, VV 1.159, IQ Vizioni për Drenasin 1.542, AAK 1.069 etj.

Ende nuk dihet saktë se nga sa ulëse kanë fituar subjektet politike dhe se a do të futet në asamble edhe ndonjëri nga kandidatët e pavarur.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat