MPB e gatshme të pajisë të gjithë qytetarët me dokumente të Kosovës

Kosova

MPB e gatshme të pajisë të gjithë qytetarët me dokumente të Kosovës

Më: 2 nëntor 2017 Në ora: 15:27
Flamur Sefaj në takim nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës, Slavko Simiq dhe deputetin e Lista Serbe Igor Simiq

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, ka pritur në takim nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës, Slavko Simiq dhe deputetin e Lista Serbe Igor Simiq, me të cilët bisedoi për mundësitë e lehtësimit të pajisjes së qytetarëve serbë me dokumente personale të Kosovës.

Me këtë rast ministri Sefaj shprehu gatishmërinë e tij dhe të MPB-së në angazhimin konkret për të pajisur të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës me dokumente bazë të gjendjes civile.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat