“Së bashku ne mund ta bëjmë të ardhmen të gjelbërt”

Kosova

“Së bashku ne mund ta bëjmë të ardhmen të gjelbërt”

Më: 4 nëntor 2017 Në ora: 18:34
KFOR-i në bashkëpunim me “Parkun i Arinjve në Prishtinë”

Të shtunën më 4 nëntor 2017, KFOR-i në bashkëpunim me “Parkun i Arinjve në Prishtinë” organizoi një vizitë për fëmijët e moshës 10 deri në 12 vjeç të shoqëruar nga prindërit e tyre në parkun e njohur i cili gjendet në afërsi të Liqenit të Graçanicës. 

Z. Afrim MAHMUTI, Drejtor në Parkun e arinjve Prishtinë, nikoqir i këtij evenimenti, iu drejtua të gjithë atyre që ishin të pranishëm, duke thënë: “Ne jemi të fokusuar në krijimin e një vendi për të gjithë, duke përdorur dialogun, edukimin për paqe, shprehjet artistike dhe advokimin, fëmijët janë pjesë e jona, ne duhet të jemi një shembull për ta, se si duhet të trajtohen njerëzit dhe se si duhet të trajtohen kafshët, pasi kjo është përgjegjësia e jona per jetën tonë të përbashkët në këtë planet.  Fëmijët e të rinjët janë e ardhmja dhe ne duam që ardhmëria jonë të jetë e ndritshme.”

Së bashku me të rinjtë e Kosovës, KFOR-i do të vazhdojë të ndërtojë ura për të ardhmen duke theksuar veçanititë e Kosovës nëpërmjet muzikës, teknologjisë, promovimit të barazisë gjinore si dhe mbrojtjes së mjedisit. Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Giovanni FUNGO, nënvizoi se nëpërmjet bashkëpunimit dhe përpjekjeve në nivele të shumta të shoqërisë, të gjithë do të jenë në gjendje të kapërcejnë dallimet dhe inkurajoi të rinjtë që të ndërtojnë një të ardhme më të mirë për të gjithë popullin e Kosovës.

Të rinjtë e sotëm janë e ardhmja e Kosovës. Të rinjtë janë plot forcë, vendosmëri dhe energji, të etur për të ndërtuar ura që do të lidhin brezat e ardhshëm. KFOR-i në është i gatshëm në çdo kohë të ofrojë mbështetje dhe ndihmë për të një të ardhme të sigurt për të gjithë popullatën e Kosovës.

Përveç përvojës unike për t’i parë nga afër arinjët e mrekullueshëm të kaftë, fëmijët patën një ditë përmbushëse të përbërë nga një punëtori që u dha mundësinë të diskutojnë për natyrën, mjedisin, kafshët dhe edukimin. Kjo u pasua nga lojëra të shumta dhe muzikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat