Dëshmi të reja, mërgimtarja thotë se ka votuar herën e parë me kusht në Istog, jo të dytën

Kosova

Dëshmi të reja, mërgimtarja thotë se ka votuar herën e parë me kusht në Istog, jo të dytën

Nga: Bota sot Më: 24 nëntor 2017 Në ora: 12:04
Dëshmia

Dje janë numëruar votat nga diaspora, me kusht dhe ato me postë në Komunën e Istogut, ku ka dalë fitues Gani Dreshaj nga AAK.

Por nga këto vota ka pasur reagime të shumta të mërgimtarëve, të cilët kanë mohuar të kenë votuar.

Në redaksinë e gazetës “Bota sot” është dërguar edhe një dëshmi se nuk ka votuar në herën e dytë, por vetëm herën e parë.

“Unë Nurija Kuklecaj e lindur me 08.11.1943 në Istog, deklaroj se kam votuar herën e parë me kusht ndërsa në të dytën nuk kam votuar fare. Jetoj në Salzburg”, shkruan në foton e dërguar, teksa bashkangjitur është edhe letërnjoftimi./BS/

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat