Lamtumirë patriotizëm, mbi 16 mijë qytetarë të Kosovës heqin dorë nga nënshtetësia

Kosova

Lamtumirë patriotizëm, mbi 16 mijë qytetarë të Kosovës heqin dorë nga nënshtetësia

Më: 27 nëntor 2017 Në ora: 21:05
Pasaporta e Kosoves

Vlefshmëria e pasaportës gjermane e ka shtyrë Albion Krasniqin që të marrë pasaportën e këtij shteti 80 milionë banorësh dhe të heq dorë nga shtetësia e Kosovës edhe pse pasaporta të Kosovës sot njihet nga më shumë 100 shtete.

Ai thotë se ka disa arsye pse ka marrë këtë vendim.

“E para ka të bëjë që Gjermania e ka kushtëzuar që të zgjedhim njërën shtetësi dhe tjera mundësia për të udhëtuar më lehtë në vendet e tjera pa vizë”, tha ai për RTK live.

Njëjtë sikur Albioni janë edhe mbi 16 mijë qytetarë që kanë hequr dorë nga shtetësia.

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), ka bërë me dije se deri më sot për tri vite kanë hequr dorë nga shtetësia 16410 qytetarë të Kosovës.

“Për vitin 2015, kanë hequr dorë nga shtetësia kosovare 5540 persona, në vitin 2016 5871, kurse në vitin 2017 (janar-tetor) 4999 persona”, thuhet në përgjigjen e MPB-së.

Sipas MPB-së, janë tri shtete që qytetaret e Kosoves po marrin shtetësi të tyre, ku prinë Gjermania me 14110 qytetarë të Kosovës që janë pajisur më shtetësi gjermane, Austria me 1469 persona, Norvegjia me 260 persona.

Ndërkaq, nënshtetësi të shteteve të tjera kanë marrë 571 qytetarë të Kosovës.

Ndryshe, sot pasaporta e Kosovës është në mesin e më të dobëtave sa i përket mundësisë që të udhëtohet me të. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat