Përmbytje në Kaçanik

Kosova

Përmbytje në Kaçanik

Më: 1 dhjetor 2017 Në ora: 13:25
Përmbytje në Kaçanik

Disa fotografi të dërguar nga lexues të faqes tregojnë përmbytje në qytetin e Kaçanikut, si dhe në autostradën që po ndërtohet në drejtim të Maqedonisë.

Reshjet e mëdha të shiut kanë shkaktuar probleme edhe për qarkullimin brenda qytetit, pasi disa pjesë të Kaçanikut raportohet të jenë të pakalueshme.

Ky mot me shi, sipas Institutit Hidrometeorologjik do të vazhdojë edhe sot gjatë ditës, ku të dielën janë paralajmëruar edhe reshje bore.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat