Sot, në Klinë u kremtua mesha Advent e Kohës së Ardhjës I, nga d. Fran Sopi

Kosova

Sot, në Klinë u kremtua mesha Advent e Kohës së Ardhjës I, nga d. Fran Sopi

Nga: Lekë MRIJAJ Më: 3 dhjetor 2017 Në ora: 16:40
Kopertina e librit

Meshën e sotme festive Avent-Koha e Ardhjes së I, në Kishën Katolike "Zoja e Këshillit të Mirë" në Klinë, nën percjelljën e ministranëve të rinj, e celebroi, ashtu siq quhet tek ne: Pjetër Bogdani i Lugut të Drinit, dhe fort i përndershmi e shumë i respektuari në këtë treve d. Franë Sopi, ish famullitar i kësaj Kishe ( ideator, projektues e inicues kryesor në ndertimin e Kishës “Zoja e Këshillit të Mirë”. Kishë e rrënuar dhe e penguar në ndertim e sipër nga regjimi e mbeshtetësit sadist të soldateskës komuniste e okupuese serbiane e ish-jugosllave ), e famullitar në Kishën " Shën Katarina" Pejë.

Image

D. Frani, në eukaristin e sotme e Të diellës së Zotit-Advent-Kohës së Ardhjes së I, në mes tjerash në predikim e Ungjillit të sotëm të Shenjtë sipas Markut tha: “Sikurse Jezusi siq ju tha nxënësve të vetë para 2017 vjetësh “Rrini me kujdes! Rrini zgjuar, për të qenë gati ardhjes së Tij-Mesisë, sepse ne, nuk e dimë se kur do të vijë ai çast, por kjo do të ndodhë ashtu siq na është premtuar, në mbrëmje a në mesnatë, pikërisht kjo mund të ndodhë me lehtë me kthimin e zemrave tona e unifikimin tonë të perbashkët si vëllezër, motra, familje e popull, pa asnjë dallim, kuptohët në tejkalim të zilive e nderskambëzat ndaj njeri tjetrit. Më pas me fjalë tjera d. Franë Sopi, edhe si studiues pershkrou edhe rrugëtimin e Pater Shtjefën Gjeçovit, i cili siq tha ai, vertetë Ishte një ideator i shkelqyeshëm karizmatik i popullit të tij- shqiptar, pa dallim feje dhe i kulturës e Kishës universale. Pikërisht At' Gjeçovi, qysh para 120 vjetësh në Zllakuqanin e Lugut të Drinit, në eukaristin e tij të parë, po të njëjtën ditë, e thirri "Kushtrimin në hapje të shkollës shqipe", që populli ynë të dal nga zgafella, errësira e hijenat e zeza okupuese mesjetare aziatike otomane e më vonë nga ajo komuniste, që ishin me të njëjtat ideologji kriminalizuese anti klerikale katolike e anti shqiptare. Në fund të fjalës së tij d. Frani tha se: At' Gjeçovi, për popullin shqiptar kurrë nuk ka dashur një zgjedhje konceptuale por një zgjedhje të sistemit të drejtë arsimor dhe mendor në ruajtje të identitetit të pergjithshëm kulturor e nacional, kuptohët në ruajtje të rrënjëve të veta arbërore etnike e shekullore.

Njëkohësisht pas perfundimit të meshës së sotme , ishte Kisha "Zoja e Këshillit të Mirë ", në Klinë e cila me rastin e vitit të shpallur të Atletit të Krishtit Gjergj Kastriotit, nga ana e Administraturës së Kosovës e Dioçezave të tjera katolike shqiptare bëri shpërndarjën e kalendarit vjetor katolik, familjarë për vitin 2018. Kalendarë ku perfshihët vet Mbreti Gjergj, At’ Gjergj Fishta, Shën Tereza e Kalkutës, Kruja etj.

Andaj tutje realizova një takim të shkurtër me d. Franin, me të cilin shkembyem disa fjalë rreth disa librave pikërisht i autorizuar edhe nga bashkautorët Tomë Mrijaj e Klajd Kapinova ia dhurova librin e tyre studimor “Don Anton Kçira në Jubileun e 50 vjetorit të meshtarisë”, njëkohësisht edhe si pjesë e Këshillit Organizativ në mbajtje të Sesionit Shkencor në kuadër të 120 vjetorit të hapjës së shkollës së parë shqipe në Zllakuqan, d. Franit, me kënaqësi edhe ia dhurova librin tjetër të posa dalur në dritë “Kushtrimi i At’ Shtjefën Gjeçovit”( ku kishte referuar me një kumtesë në sesionin shkencor në 120 vjetorin e hapjes së shkollës së parë shqipe në Zllakuqan ). 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat