Lladrovci viziton të aksidentuarit në Drenas

Kosova

Lladrovci viziton të aksidentuarit në Drenas

Më: 4 dhjetor 2017 Në ora: 22:57
Ramiz Lladrovci viziton të aksidentuarit në Drenas

Sonte ka ndodhur një aksident trafiku në Korroticën e Epërme, në magjistralen Prishtinë-Pejë, ku janë lënduar disa persona, në mesin e tyre 4 nxënës të cilët kanë marrë lëndime trupore.

Të aksidentuarit janë goditur nga një automjet, kamionetë Mercedes, me targa vendëse.

Dy nga të akisdentuarit kanë pësuar lëndime më të rënda, ka treguar Policia.

Kryetari i Drenasit, nëpërmjet një njoftimi në Facebook, ka treguar se i ka vizituar të aksidentuarit.

“Ata i vizitova në Qendrën Klinike Universitare dhe i urova për shërim të shpejtë. Po ashtu, përgëzova stafin mjekësor për kujdes ndaj tyre. Për fat, asnjëri nga të lënduarit nuk kishte pësuar lëndime të rënda”, ka shkruar Lladrovci në rrjetin social.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat