Kufizimi i kundërligjshëm i kontrollit teknik të veturave

Kosova

Kufizimi i kundërligjshëm i kontrollit teknik të veturave

Më: 6 dhjetor 2017 Në ora: 10:16
Ilustrim

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka gjetur se Ligji për Automjete (nr. 05/L-132), vlerëson se neni 89 pika 3, bie në kundërshtim me  Ligjin për Mbrojtjen e Konkurrencës (nr. 03/L-229).

Me anë të këtij ligji kufizohet ofrimi i shërbimeve nga Qendrat e Kontrollit teknik të automjeteve ndaj konsumatorit brenda komunës ku ka vendbanimin pronari i mjetit. Vendimi pritet të merret në mbledhjen e bordit të Autoriteti të Konkurrencës.

Ky Autoritet pritet t’i rekomandojë ministrinë e Infrastrukturës që të filloj me plotësim ndryshim të Ligjit nr. 05/L-132 për Automjete, përkatësisht Neni 89 pika 3, me të cilin kufizohet ofrimi i shërbimeve ndaj konsumatorit brenda komunës ku ka vendbanimin pronari i mjetit.

Tutje në arsyetimin e këtij autoriteti thuhet se ky nenë konsumatorëve i’u imponohet zgjedhja e shërbimeve apo produktit brenda një zone të caktuar gjeografike, i kufizon dhe i drejton ata tek operatorë të caktuar komunal apo regjional me rastin e ofrimit të shërbimeve për kontrollimin teknik të automjeteve.

Nga pikëpamja e konkurrencës, ligjet dhe rregulloret që kufizojnë numrin e operatoreve ekonomik në tregun relevant dhe kufizimin e marrjes se shërbimeve, nuk janë në përputhje me rregullat dhe praktikat e konkurrencës./Kallxo

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat