Haradinaj shpreh ngushëllime për vdekjen e kryesuesit të Kuvendit të Obiliqit

Kosova

Haradinaj shpreh ngushëllime për vdekjen e kryesuesit të Kuvendit të Obiliqit

Më: 10 dhjetor 2017 Në ora: 11:09
Adem Preniqi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i ka shpreh ngushëlli familjes Preniqi, për vdekjen e Adem Preniqit, kryesues i Kuvendit Komunal në Obiliq.

“Me dhembje mora lajmin për vdekjen e Adem Preniqit, kryesues i Kuvendit Komunal në Obiliq, një njeriu të urtë dhe punëtori të palodhshëm. Ishte aktivist i pandalur në shërbim të komunitetit dhe qytetarëve.Vdekja e tij është humbje për familjen dhe miqtë, por edhe për institucionin ku veproi. U shpreh ngushëllime më të dashurve të tij dhe e ndaj pikëllimin me ta. Le të krenohen me Ademin! I qoftë i lehtë dheu i Atdheut”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat