Aksion në Mitrovicë dhe Skenderaj, konfiskohen armë

Kosova

Aksion në Mitrovicë dhe Skenderaj, konfiskohen armë

Më: 14 dhjetor 2017 Në ora: 10:35
Foto ilustrim

Dje, Policia e Kosovës në Mitrovicë dhe Skenderaj, i janë përgjigjur dy informacioneve  për dy persona të cilët dyshohet se kanë armë.

“E para kemi të bëjmë me informatën e pranuar në Sektorin e hetimeve rajonale DRP Mitrovicë nga pika kufitare Vermicë, se personi D.H., 42 vjeçar dyshohet se në shtëpinë e tij posedon armë, ku pas marrjes së informatës me urdhër  të Prokurorit të shtetit,  nga policia është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit në fjalë në fshatin Vinarc, ku gjatë kontrollit iu është gjetur një pushkë gjuetie, një karabine, fishekë të kalibrit të ndryshëm dhe një thikë”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Nga policia si provë materiale është konfiskuar: një pushkë gjuetie me numër serik 162367, një pushkë karabine me numër serik 36087, 94 fishekë kalibri 7.62, 24 fishekë për pushkë gjuetie dhe një thikë.

“Në rastin e dytë kemi të bëjmë me informatën e pranuar nga një qytetar në Stacionin Policor Skenderaj, se një person posedon një revole në brezin e tij, policia ka arritur ta identifikoj personin A.G., 33 vjeçar, ku gjatë kontrollimit ju është gjetur arma dhe ju është konfiskuar”, ka njoftuar tutje Policia.

Nga policia si prove materiale është konfiskuar: një pistoletë e tipit CZ, modeli 75, me nr. serik: D6315, një karikator, 11 fishkë të kal.  9x19mm si dhe një fishek manovrues i kal. 9mm.

I dyshuari A.G., 33 vjeçar është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit të Shtetit është liruar në procedure të rregullt.

Të dy rastet po hetohen për vepra penale ’’Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armëve’’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat