Erërat e fort shkaktojnë dëme të mëdha në Deçan, një pjesë mbetët pa rrymë

Kosova

Erërat e fort shkaktojnë dëme të mëdha në Deçan, një pjesë mbetët pa rrymë

Më: 16 dhjetor 2017 Në ora: 13:44
Pamje nga vendi i ngjarjes

Erërat e forta kanë shkaktuar prishje të mëdha të rrjetit elektro-energjetik në Deçan dhe në një pjesë të Junikut.

Mbrëmë gjatë natës janë thyer me dhjetëra shtylla elektrike dhe janë këputur shumë tela përçues të rrymës.

Dëmet e mëdha në sistem i ka konfirmuar edhe zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala.

Ai ka treguar se tashmë një pjesë kanë arritur ta fusin në sistem, por ka edhe një pjesë tjetër në të cilën po punohet me ekipe shtesë.

Buzhala ka treguar se kanë synim që sot t’i përfundojnë riparimet në tensionin e lartë, ndërsa të vazhdojnë edhe me riparimin e dëmeve të tjera në shtylla dhe telat përçues.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat