Erërat e forta lënë Krushën pa rrymë nga mëngjesi - Bota Sot
Erërat e forta lënë Krushën pa rrymë nga mëngjesi

Kosova

E hënë, 22 tetor 2018

Erërat e forta lënë Krushën pa rrymë nga mëngjesi

Më: 16 dhjetor 2017 Në ora: 23:32
Ilustrim

Erërat e forta dhe shiu që mbrëmë vonë përshkoi Kosovën, kanë lënë mbrapa shumë dëme.

Derisa në disa komuna ka shkatërruar shtëpi e biznese, shumë vende tjera ka lënë pa energji elektrike.

Shembull fshati Krushë e Madhe e Rahovecit, nga orët e para të mëngjesit ka mbetur pa energji elektrike.

Një banor ka thënë se qysh nga ora 5:30 e mëngjesit në Krushë nuk ka rrymë.

“Deri kur KEDS-i do të luaj me nervat e qytetarëve krushjan, atyre që dhanë më së shumti për Kosovën”, ka thënë ky qytetar.

Përvec Krushës, erërat shkaktuan ndërprerjen e energjisë elektrike për orë të tëra edhe në Skenderaj, Decan e Podujevë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test