Ky do të jetë moti për ditët e fundit të vitit 2017

Kosova

Ky do të jetë moti për ditët e fundit të vitit 2017

Më: 28 dhjetor 2017 Në ora: 22:41
Ilustrim

Edhe nesër do të vazhdoj të mbajë mot kryesisht i vranët, vende-vende me reshje të dobëta shiu, e me rënie të temperaturave, pasdite dhe mbrëmje priten edhe reshje bore.

Të shtunën pritet të mbajë mot më i ftohtë, por me intervale më të gjata me diell, ndërsa në ditët e ndërrimit të moteve, masa më të ngrohta ajrore nga Mesdheu do të kushtëzojnë mot më të butë dhe kryesisht me diell.

Temperaturat e ajrit gradualisht do të zbresin rreth vlerave mesatare, me minimale që do të zbresin nga +3C në -4C, e maksimale nga 8C në 3C.

Të enjten shtypja atmosferike do të pësojë rënie të thellë nën vlera normale, e më pas gradualisht do të shënojë rritje.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat