Brenda shtëpisë ku festa përfundon në orën 20:00

Kosova

Brenda shtëpisë ku festa përfundon në orën 20:00

Më: 2 janar 2018 Në ora: 13:39
Shtepia e pleqeve

Ajo tash e sa vjet nuk e feston natën më të gjatë të vitit. Jo pse nuk ka dëshirë por se nuk ka të afërm afër vetes. Thotë se ndihet e mërzitur sepse askush nga familjarët nuk vjen ta vizitojë.

Është kjo 83 vjeçarja Jakute Turjaka e cila tash e 15 vjet ka gjetur strehë në Shtëpinë e Pleqve në Prishtinë.

Por kjo banore e Shtëpisë për Pleqve ngushëllimin e saj e gjen tek stafi i kësaj shtëpie për të cilët ka lëvdata të shumta.

Madje ajo thotë se ata përkujdesen që t’i gëzojnë edhe për festa.

Turjaka: Natën e vitit të ri nuk shkoj askund

"Kushtet i kena të mira boll, kanë kujdes për ne, dhurata na binë, na kanë pru krevata, na kanë pru jogi,...18:30"Na binë dhurata për vit të ri, gjithmonë na kanë pru dhurata, na binë pizhame, na bijnë gjithçka, kujdes kanë për ne shumë,...natën e vitit të ri nuk shkoj kërkund rri qetu, natën e vitit të ri vi në 20:00 sahati bi...Falemnderit prej këtyne ma kanë hatrin e më dojnë boll, por nuk vjen kerkush të mitë mem mar", thotë Jakutja.

Njëjtë si Jakutja është edhe Hata Uka 77 vjeçare nga Skenderaj. Ajo ka një vit e gjysmë që ka ardhur të jetojë në Shtëpinë e Pleqve për të cilën thotë se në fillim e pasur shumë vështirë të adoptohet por tash  fal ngrohtësisë dhe kujdesit që ia kanë dhuruar stafi ndihet sikur në shtëpinë e saj.

Uka: Jam e kënaqur me mënyrën se si na trajtojnë

"Këtu që jom ardh i kom motmot e gjashtë muaj...jam e kënaqur sikur mos me kanë në dom hiq, si me kanë në shpinë teme, e kemi mirë, mas pari po thom i kemi punëtoret e mira, punojnë mirë, 12.16"Nuk di qysh me kanë ma të kënaqur, na veshin na mathin, na binë dhurata për vit të ri valla vitin e ri as në shtëpinë teme festën e bajramit nuk e kam prit kështu....12'58 Nuk e di, hala sum ka tregu kerkush po si me shku si me nejtë njëjtë është mirë...na i bijnë tana të gatshme, me dhurata me he e me pi", tha Uka.

I kënaqur me jetën që e bënë në shtëpinë e të moshuarve është edhe Nexhip Haliti i cili për KosovaPress ka treguar se në këtë institucion jeton që katër vjet dhe është shumë i kënaqur me shërbimet që i ofrohen.

Ai ka treguar se këtë Vit të Ri do ta kalojë  pranë nipave të tij në Bardhosh  të cilët shkon shpesh t'i vizitojë.

Haliti i cili jetonte vetëm me gruan pasi që fëmijë nuk kishin, me paratë që kishte punuar për një kohë të gjatë  tani ka ndërtuar një shtëpi në Bardhosh në të cilën jeton djali i vëllait të tij.

Ai ka treguar që këtë shtëpi e ka ndërtuar  me qëllim që  brenda vitit t'i kaloj disa ditë me  nipin në shtëpinë e tij.

Haliti: Mendoj me shku tek nipat në Bardhosh

"Unë po kom menimin e tash nuk e di qysh vjen hesapi...te nipat i kom këtu në Bardhosh,...vijnë nipat e shkoj....10'10"Kur të kom qef, këta shyqyr na lejojnë kah të dojna me shku veç me leje të tyne, një muaj, dy javë, tri javë, rri aty tri katër ditë, tri katër ditë këtu e masi veni jem paret e mija ato me met se me met në dorë të dikujt ja mi kall ja mi gjujtë në ujë mu kalb, kështu e marova qat shtëpi edhe po shkoj bile në shtëpi tem", tha Nexhip Haliti.

Aktualisht janë 63 persona që janë banorë të Shtëpisë së Pleqve që sipas drejtoreshës së këtij institucioni Raze Aliçkaj kryesisht i takojnë kategorisë së personave që nuk kanë fëmijë biologjik.

Me qëllim që të moshuarit që jetojnë në këtë shtëpi të ndihen si në shtëpinë e tyre, Aliçkaj tha se ajo së bashku me stafin mundohen që të ofrojnë kujdes sa më të mirë brenda  24 orëve duke përshirë ushqim, veshmbathje, terapi sociale, shërbim shëndetësor, shërbim të administratës, aktivitete tjera, shëtitje nëpër vende të ndryshme në Kosovë.

Aliçkaj: Në këtë institucion jetojnë 63 banor?

"Aktualisht në institucionin tonë, në shtëpi e të moshuarve pa përkujdesje familjare në Prishtinë janë 63 rezident, prej tyre janë 27 meshkuj dhe 36 femra, të gjitha etnive...Kategoria që janë të vendosur këtu janë persona që nuk kanë përkujdesje familjare, do të thotë që nuk kanë fëmijë biologjik,..01;21"Vetë mosha e tyre dikton një angazhim dhe përkushtim më të madh nga gjithë ne duke filluar prej meje e deri tek stafi komplet që iu ofrojnë shërbime 24 orësh, mundohemi që cilësia e shërbimeve të jetë sa më e mirë, mundohemi që çdo ditë të ngrisim këtë cilësi dhe po mendojmë që të ndryshojmë edhe infrastrukturën në mënyrë që të kenë këta komoditet që të jetojnë ashtu sikurse në shtëpinë e tyre", tha Aliqkaj,

Për të qenë pjesë e Shtëpisë së të Moshuarve, sipas  Aliçkajt, ka edhe kritere që duhet të plotësohen. Fillimisht, personi duhet të jetë banor i përhershëm i Kosovës, të jetë mbi moshën 65-vjeçare dhe që nuk ka përkujdesje familjare.

Gjithashtu, ajo tregon se për t’u vendosur në këtë shtëpi, personi duhet të ketë certifikatë nga ana e mjekut psikiatër, psikolog që vërtetohet se nuk ka sëmundje psikike dhe të ketë certifikatë nga ana e infektologut që nuk ka sëmundje infektive.

Shtëpia për persona të moshuar pa përkujdesje familjare në Prishtinë mbështetet nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, dhe çdo shërbim që ofrohet për banorët është pa pagesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat